“Nëse dikush nga Haga shpallet i pafajshëm, kompenzimin duhet ta paguajë Kosova”

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Avokati, Artan Qerkini ka folur në lidhje me Gjykimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë.

Ai u shpreh se udhëheqësitë e OVL e UÇK-së, nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre.

Këto komente ai i bëri në një lidhje direkte.

“Gucati dhe Haradinaj me veprimet e tyre kanë qenë të bindur se po i ndihmojnë antarësisë në të mënyrë që po i publikojnë provat që janë siguruar nga Republika e Serbisë, e në të cilat gjykata dhe prokuroria do të mbështetet gjatë procedimeve penale, për të trëeguar se këto procedura ndaj antarësisë së OVL- UÇK-së nuk janë me integritet, sepse po mbështeten në prova të cilat janë siguruar nga Republika e Serbisë dhe të gjithë ne e dimë se sa mund t’iu besojmë atyre provave. Pra, kjo ka qenë esenca e veprimit të Gucati dhe Haradinaj”.

“Nuk ka pasur qëllime kriminale, për të minuar procedurat që janë në rrjedhë e sipër në Gjykatën Speciale, por qëllimi ka qenë që opinionit t’i bëhet e ditur se anëtarët e shoqatës së veteranëve të luftës, do të akuzohen dhe do të gjykohen në bazë të provave të siguruara nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë”, u shpreh ai në klankosova.

Ai gjithashtu tha se nëse dikush nga Haga shpallet i pafajshëm, ka të drejtë kërkese për kompenzim dhe atë duhet ta paguajë Kosova.

“Është paraparë që nëse një person shpallet i pafajshëm, të ketë të drejtën të kërkojë kompenzim për kohën e kaluar në paraburgim, mirëpo me ligj është parashikuar që këtë kompenzim duhet ta paguajë Republika e Kosovës, edhe pse dëmin e kanë shkaktuar gjyqëtarët e Gjykatës Speciale, të cilët nuk janë emëruar nga Parlementi apo Këshilli Gjyqësor i Kosovës, megjithatë kosto do të duhej të përballohej nga buxheti i Republikës së Kosovës, kështu e parasheh ligji.
“Mirëpo, do të jetë shumë e rëndësishme dhe shumë më e rëndsishme se ndonjë kompenzim eventual, shpallja të pafajshëm të Haradinajt dhe Gucatit, sepse kjo do të ishte një fitore morale edhe për vet OVL e UÇK-së”, u shpreh Qerkini.

Të ngjashme