Shkencëtarët pohojnë se këto 3 ushqime janë kyç për bark të rrafshët. Disa lloje të arroreve, frutave, perimeve dhe mishit ndihmojnë në zvogëlimin e fryrjes.
Disa ushqime, si buka e bardhë dhe mishi i përpunuar, mund ta shkaktojnë fryrjen e padëshiruar dhe duhet të shmangen nëse doni të shihni rezultatet më të shpejta.
Ushqimi më i mirë për bark të rrafshët
Bajamet – Përmbajnë proteina dhe fibra që do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më gjatë.
Vezët – Hulumtimi i Pennington Biomedical Research Center ka zbuluar se njerëzit të cilët e fillojnë ditën e tyre me vezë kanë më pak uri gjatë ditës sesa ata që zgjedhin ushqime të rënda si brumërat, transmeton Koha.net.
Mollët – Hulumtimi i vitit 2003 zbuloi se femrat që i kishin ngrënë 3 mollë në ditë kishin humbur më shumë kilogramë se ato që kishin ngrënë biskota të bollgurit.
Ushqimi më i keq për bark të rrafshët
Mishi i përpunuar – Zëvendësojeni proshutën me opsione të shëndetshme, si pula dhe peshku në skarë.
Buka e bardhë – Një studim ka treguar se ushqimi i pasur me karbohidrate të këqija, siç është buka e përpunuar e bardhë, stimulon inflamimin dhe shtimin e peshës.
Mes-shujtat e kripura – Ushqimet e kripura, si patatinat dhe gjevrekët, mund të shkaktojnë fryrje.