Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim Vedat Rudaj nga fshati Gremnik i Klinës, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që në rast se kanë informacione për të, ta raportojnë të njëjtin tek organet e rendit.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Reklamë
Personi i kërkuar është:
· VEDAT (Fadil) RUDAJ i lindur me 03.01.2000 në Gremnik- Klinë
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
· “Vjedhje e rendë”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]