Të gjithë jemi të vetëdijshëm për dëmin që ia shkaktojmë vetes duke mos bërë mjaftueshëm gjumë.
Por, sipas hulumtimeve të reja, edhe gjumi i tepërt mund të jetë diçka për t’u brengosur.
Pavarësisht se ka shumë studime që e ndërlidhin sëmundjen e Alzheimerit dhe demencës me mungesë të gjumit, një studim i ri ka zbuluar se ata që flejnë nëntë orë ose më shumë çdo natë, kanë një reduktim në aftësi të gjuhës dhe memories – e që të dyja janë shenja të hershme të demencës.
Ata që flejnë më pak se gjashtë orë janë po ashtu më të rrezikuar ta zhvillojnë demencën.
Siç mund të prisni edhe vet, sasia ideale e gjumit ende mbetet 7-8 orë çdo natë.