Kandidati opozitar kristiano-konservator në Hungari, Marki-Zay Peter, në në fjalim të mbajtur më datë 23 tetor ka paralajmëruar, se nëse Viktor Orbani i humb zgjedhjet vitin që vjen, ai do ta ekstradojë ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe biznesmenin jordanez, Zaid Naffa.
Ai tha se njësoj do të veprohet edhe me persona të tjerë që i fshihen drejtësisë jashtë vendeve e tyre të origjinës.
Zgjedhjet politike parlamentare në Hungari do të mbahen në tetor të vitit që vjen.
Marki-Zay Peter është favorit në këto zgjedhje pas një periudhe të gjatë të Orbanit në pushtet.