Eksperti i lidhjeve, Tim Lott, thotë se janë tri aspekte të rëndësishme të çifteve të suksesshme: komunikimi, respekti dhe besimi.
Ai e ka quajtur besimin si më të vështirën nga këto tri të lartcekurat.
Por, ju duhet të keni besim dhe shpresë edhe nëse ka gabime nga e kaluara, sepse ndryshe nuk bë.
Sidoqoftë, më poshtë Bright Side i sjell shenjat të cilat tregojnë se keni shumë besim te njëri-tjetri në lidhje.
– Nuk ndiheni të frikësuar të jeni vetvetja
– I ndani me njëri-tjetrin detajet e ditës
– Ndiheni të lirshëm për të folur për dhimbjet e së kaluarës
– Ka mundësi që e keni një xhirollogari të vetme ose ia dini PIN-in e kartelës
– Nuk e kontrolloni aspak njëri-tjetrin
– Nuk e keni problem t’i lini pajisjet elektronike pa fjalëkalime
– Ndiheni të sigurt që jo vetëm ta ndani të mirën, por edhe emocionet negative
– Që të dy e pranoni kur e keni gabim dhe i ndani përgjegjësitë. /Telegrafi/