Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference para Prokurorisë Speciale ka kritikuar këtë të fundit për neglizhencën e rastit të Astrit Deharit.
I pranishëm aty ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.
Gashi ka dhënë një intervistë për “Frontal” të T7, të hënën.
Ndër tjerash ai ka thënë se “nëse kanë fakte ata që thonë që Astrit Dehari bëri vetëvrasje le ta thonë”.
“Prej ditës së parë, nuk ka prokuror që privatisht kur i lexon provat që nuk e dërgojnë në vrasje, e tash, prap po të pyes unë ty: Pse nuk po e mbyllin landën nëse mendojnë se është ndryshe? A e din pse? Për këtë arsyje është bërë sot qikjo ekspozitë, ne budalllë nuk e jemi. E dimë që janë tre Prokurorë, i katërti do të shkojë në pension dhe e lajnë lenden ashtu. Me pas qenë unë shef i tyre iu kisha thane nuk guxon me shku në pushim pa u marrë me çështjen e Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.