Nëse ke dhimbje shpine, këto janë pozicionet ideale për zonat specifike

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Rreth 80% e popullsisë botërore ka vuajtur nga dhimbjet e shpinës të paktën një herë në jetë

Ngushtësisht me problematikën në fjalë lidhet pozicioni i preferuar gjatë gjumit, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në përkeqësimin apo përmirësimin e situatës.

Më poshtë do të gjeni pozicionet ideale për dhimbjet e zonave specifike të shpinës.

Dhimbje qafe dhe e zonës së sipërme të shpinës

Të fjeturit me kurriz mundëson shpërndarjen e barabartë të peshës mbi çdo pjesë të trupit tuaj. Në këtë mënyrë shmangni presionin e tepërt mbi qafë ose shpinë.

Këshillohet të vendosni një jastëk poshtë qafës dhe një tjetër nën gjunjë, si një mënyrë për të mbështetur zonat në fjalë dhe për të krijuar kurbën natyrale në shtyllën tuaj kurrizore.

Dhimbje përgjatë shtyllës kurrizore

Ky pozicion është i mirë veçanërisht për personat që janë mësuar të flenë barkas dhe nuk bëjnë dot ndryshe.

Vendosni një jastëk të hollë (jo më shumë se 8 centimetra) poshtë fundit të barkut, duke zvogëluar trysninë mbi shpinë. Mundohuni ta hiqni jastëkun poshtë kokës.

Dhimbje rreth fundit të shpinës


Për t’i shpëtuar dhimbjes në fjalë, përthyejeni pak gjunjët teksa flini në anësore. Po kështu vendosni një jastëk mes tyre.

Dhimbje mesi

Kryesisht kjo dhimbje ndjehet gjatë menstruacioneve. Provoni pozicionin e ilustruar duke vendosur jastëkë nën gjunjë dhe këmbë.

Lehtësimin do ta ndjeni pas fare pak minutash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme