Ministria e Drejtësisë ka bërë apel për të gjithë qytetarët, organizatat qeveritare dhe të tjerët që të dërgojnë cdo fakt të krimeve të luftës që posedojnë në emailin [email protected].
Kjo është komunikata e plotë e Ministrisë së Drejtësisë:
Të gjithë qytetarët, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dhe dëshmi që përmbajnë fakte, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë në këtë email adresë [email protected].
Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, prandaj për këtë kërkojmë bashkëpunimin tuaj.