Nëse keni iPhone 6S ose më të vjetër, duhet ta bëni menjëherë këtë

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë ju që keni në zotërim një zotërim një iPhone 6S ose ndonjë model më të vjetër, ndoshta do ishte mirë që të ndërronit telefon.

Nuk është ndonjë emergjencë e madhe, sigurisht. Por, kur t’iu krijohen mundësitë, do ishte mirë ta mendonit si opsion.

Pra, nëse keni një iPhone 5, 5S, 6 ose 6S, ose edhe nëse jeni duke mbajtur në një iPhone praktikisht të “lashtë” 4 ose 4S, këtu janë 4 arsyet pse duhet të kaloni në një iPhone të ri.

Jeta e baterisë

Nëse keni në zotërim një iPhone që ka disa vite që ka ardhur në “jetë”, dihet tashmë që performanca e baterisë lë për të dëshiruar. Shtojini kësaj, politikat e Apple për të ngadalësuar telefonin tuaj me kalimin e viteve me qëllim që bateria mund të rezistojë.

Kamera

Këtë vit,kamerat në telefonat e rinj të Apple janë shumë herë më cilësore së pajisjet e “vjetra”.

Këtu është një foto e të njëjtit vend marrë me dy iPhone të ndryshëm. Imazhi në të majtë është marrë me një iPhone 6S, ndërsa imazhi në të djathtë është marrë me iPhone XR

Performanca

Nëse përdorni një iPhone 3-4 ose edhe 5 vjeçar, kjo do të thotë që po përdorni edhe një çip të vjetër.

Nëse jeni duke përdorur një iPhone 6S, pajisja juaj ka çipin A9, i cili në atë kohë ishte në krye të ekranit. Por këto ditë, telefonat e rinj të Apple vijnë me një çip A12 Bionic, për të cilin Apple premton se do t’u japë pajisjeve shpejtësi dhe rrjedhshmëri.

Dizajni

Deri para prezantimit të iPhone X-it vitin e kaluar, dizajni i iPhone-ve ishte dukur relativisht i ngjashëm për disa vite.

Telefonat erdhën në ngjyra të zezë dhe “metalike”, kishin një “home button” të rrumbullakët në pjesën e përparme, dhe kufij të jashtëm relativisht të mëdhenj, të quajtur bezels, rreth ekranit.

Por iPhone X ndryshoi gjithçka. Dizajni nuk është aspekti më i rëndësishëm i zgjedhjes së një telefoni të ri, por nganjëherë është mirë të ndiheni sikur keni në zotërim më të renë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme