Nëse keni këto simptoma shqetësuese shkoni menjëherë tek gjinekologu

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Cistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda, ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza vezë zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me ciste të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Shumica e cisteve vezoriale shoqërohet me pak, ose aspak probleme dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.

Simptomat

Shumica e cisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë:
• Çrregullime menstruale.
• Dhimbje Pelvike, një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ,ose në kofshë.
• Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
• Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale.
• Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët.
• Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
• Ndjenjë rëndese, apo mbushjeje të barkut.
• Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme