Një sulm astmë është një përkeqësim i papritur i simptomave të astmës të shkaktuar nga një shtrëngim i muskujve rreth rrugëve të frymëmarrjes.
Por sulmet e astmës, nuk janë të njëjta për të gjithë, njofton Klan Kosova.
“Njerëzit me astmë mund të kenë nivele të ndryshme të simptomave”, thotë mjekja e astmës, Melinda Rathkopf.
“Një sulm i astmës mund të jetë ndryshe tek unë dhe ndryshe tek ju”, thotë ajo.
Sulmet e astmës janë të papritura.
Simptomat e një sulmi të astmës mund të përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, kollitje, prodhimin e mukzës, gulçim, ngushtësi në gjoks ose presion, dhe madje edhe telashe të tilla kur buzët ose thonjtëiu nxihen për shkak të mungesës së oksigjenit.
Megjithatë, këto dy të fundit janë “shumë ekstreme”, thotë Dr. Rathkopf.
Por nëse përballeni me sulme në shtëpi, mundohuni t’i ndiqeni këto këshilla:
Shmangeni shkaktarët që sjellin astmën (p.sh nëse keni një mace në shtëpi, largojuni ose nëse jeni jashtë në të ftohtë, mbuloni gojën tuaj me një shall)
Merrni inhalatorin tuaj të shpëtimit (Asmatikët duhet të kenë me vete inhalatorin që ndihmon për të marrë frymë më lehtë)
Ruani qetësinë (Mund të jetë e vështirë të kontrollohet por ndihmon të relaksoni trupin tuaj)
Merrni ndihmë mjekësore (Nëse keni pasur më herët sulm të astmës, duhet të dini si të përgatiteni që do të ndodhë edhe në të ardhmen)