Kam lexuar diku një akademik francez që ka thënë se “Ministria e Arsimit është ministri që mbart fatin tonë. Me çfarë duhet të merret me përparësi kombi përveçse me formimin arsimor?”
Por, për ne, kjo tingëllon e trishtë, meqë Ministria e Arsimit bartë arrogancë të pashembullt dhe shquhet për mungesë totale vizioni. Ajo s’ di të zhvillojë dialog me ata që bartin fatin e vendit tonë. Prandaj, kemi kaq shumë anomali dhe kaq shumë arrogancë.
Një qeveri që s’ është e aftë të bisedojë me pjesën më vitale të shoqërisë, mësuesit, dhe që sakrifikon fëmijët për epshe politike, ajo qeveri veç e mirë s’mund të jetë.