Akoma nuk dihet nëse NISMA-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpo nëse një gjë e tillë ata do të kenë 6 ulëse.
Nëse edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmon kalimin e pragut të NISMA-s, atëherë kjo parti fiton 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kandidatët që do të sigurojnë ulëse në Kuvend janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Vesel Krasniqi, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Arbresha Krasniqi.
Gjatë ditës së djeshme, EO ka raportuar se ky koalicion do ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind.