Në një moment ai është i vëmendshëm, dhe ju përkushton butësi dhe vëmendje, dhe pastaj, menjëherë më pas fillon të bërtasë në ju, sepse keni bërë diçka që nuk i përshtatet atij.
Abuzimi emocional në lidhje mund të shkaktojë pasoja shumë më të mëdha se ato fizike. Shpesh është e pamundur që kjo lidhje të “shpëtojë”.
Nëse jeni e hutuar dhe nuk mund të përcaktoni me saktësi nëse partneri juaj abuzon emocionalisht apo jo, nëntë shenjat e ardhshme duhet të ju ndihmojnë që të “hapni sytë“.
Në një moment ai është i vëmendshëm, dhe ju përkushton butësi dhe vëmendje, dhe pastaj, menjëherë më pas fillon të bërtasë në ju, sepse keni bërë diçka që nuk i përshtatet atij.
Ndryshimet e shpeshta të disponimit tregojnë për person të paekuilibruar i cili shkarkon frustrimet e tij mbi dikë tjetër. Lidhja në të cilën vazhdimisht ndryshojnë rrjedhat e ndjeshmërisë me fjalë pendimi të kërkim-faljes nuk ka shans të mirë për të mbijetuar në të ardhmen.
Nëse kaloni nëpër të gjitha këto, largohuni me kohë…
Izolimi
Ai përpiqet të ju kufizojë kontaktet me familjen dhe miqtë, sepse beson se ata po ndërhyjnë tepër në lidhjen tuaj. Me asnjë çmim nuk duhet ta lejoni, sepse nëse ju ndanë nga ata, ju do të jeni e pambrojtur dhe objektiv i lehtë për keqtrajtimin e tij.
Xhelozia
Partneri emocionalisht i dhunshëm nuk është xheloz vetëm për miqtë dhe familjen tuaj. Ai është xheloz edhe për ëndrrat tuaja, ambiciet dhe objektivat e synuara. Atë e zemëron edhe vetë mendimi që nuk vareni nga ai. Nëse ju dashuron vërtet, ai kurrë nuk do të ju ndalojë mundësinë për të qenë e lumtur.
Grindjet e shpeshta dhe shpërthimet e zemërimit
Ai “nga miu bën elefantin“. Zënkat e përditshme të vogla shpesh eskalojnë në grindje të mëdha. Zakonisht ju bindë se ai është në të drejtë apo për shkak të “paqes në shtëpi” edhe ju vetë i thuani se është. Nëse mendoni se në situata të tilla mund të vërsulet edhe fizikisht mbi ju, kërkoni ndihmë nga njerëzit tuaj të afërt. Dhe, natyrisht, sapo keni mundësi, ndërpriteni lidhjen.
Ju bën nervoze
“Keqtrajtuesi” emocional do të tentojë në të gjitha mënyrat që të ju “vrasë mendimin” dhe të ju tregojë se sa është superior në krahasim me ju. Shpesh do të ju kërcënojë me dhunë fizike, nëse nuk shkon e tëra ashtu siç ai e ka parashikuar. Nëse në praninë e tij ndjeni çfarëdo lloj frike, ju në këtë lidhje nuk keni më çka të kërkoni.
Vazhdimisht ju nënvlerëson
Çfarëdo që bëni, nuk keni përkrahjen e tij. Kurrë asgjë nuk është mjaft e mirë, por as e saktë, kur bëhet fjalë për ju. Mos lejoni të ju përbuzë dhe vlerësoni veten për atë që jeni dhe atë që keni arritur vetë (pa mbështetjen e tij, natyrisht).
Vazhdimisht e joshni
Nuk ka asgjë të keqe nëse dëshironi ta bëni të lumtur partnerin tuaj. Por, natyrisht, nëse edhe ju merrni të njëjtën gjë në këmbim nga ai. Lidhja e cila bazohet në atë që t’i bëni qejfin, nuk ka kuptim, as të ardhme.
Ndjeheni si e burgosur
Në lidhje të këtillë, ndjenja e pafuqisë është shumë e shpeshtë. Partneri do të përpiqet të kontrollojë të gjitha aspektet e jetës suaj, duke përfshirë edhe kontrollimin e postës suaj, mesazhet me tekst (sms) apo me kë e kaloni kohën tuaj të lirë. Nëse ndjeheni si e burgosur, nuk keni çfarë të mendoni më shumë. Lirohuni nga “zinxhirët” dhe fatin tuaj kërkojeni diku tjetër
Ju ka bindur se problemi qëndron te ju
Pas të gjitha argumenteve, bindjes dhe përçmimit, keni filluar të besoni se problemi qëndron te ju. Thjesht meritoni që ai të sillet kështu. Mos u dorëzoni, sepse kjo është vetëm një taktikë manipuluese. Largohuni, sepse vleni shumë më shumë se kaq.