Kongresmeni republikan, Richard Hudson, e quajti vendimin e presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga fushata presidenciale një “skandal me përmasa historike”.
“Presidenti ynë është i paaftë, demokratët e dinin, dhe ata gënjyen popullin amerikan për ta mbuluar atë. Votuesit as nuk do ta falin dhe as do ta harrojnë tradhtinë përfundimtare të besimit të tyre”, tha ai.
Hudson vuri në dyshim aftësinë e Biden për të vazhduar pjesën e mbetur të mandatit të tij si President i SHBA.
“Nëse presidenti është mendërisht i papërshtatshëm për fushatë, ai është mendërisht i papërshtatshëm për të pasur kodet bërthamore. Çdo demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve duhet të përgjigjet tani: a është presidenti i përshtatshëm për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të tij?”.