Nëse s’do qeshte, do të thoshim që Aurela Gaçe e hodhi një kunjë për Big Brother

Prishtinë | 14 Gus 2025 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Nëse ka diçka për Aurela Gaçen, është që artisja do ripostojë në story çdo gjë në të cilën bëhet tag. Përfshirë këtu dhe “listat e pjesëmarrësve” në Big Brother VIP Kosova 4.

Aurela ripostoi një listë, ku për hir të së vërtetës shumica e emrave përveç të sajit nuk njiheshin, e cila thoshte “lista e dytë e banorëve të cilët priten të hyjnë në Big Brother VIP Kosova 4”.

Reagimi i Aurelës nuk mungoi dhe përgjigjja ishte e prerë:

“Nga i gjeni këto lista more? As në këtë jetë e as në ndonjë tjetër nuk hyj. Kurrë!” dhe shoqërimi me emoji-n e qeshur me lot le të themi që “e shpëtoi” nga ndonjë hamendësim se deklarata e saj mund të kishte ngarkesë emocionale.

Nëse s’do qeshte, do thonim që Aurela Gaçe e hodhi

Tani, deklarata si kjo e Aurelës kemi dëgjuar dhe nga shumë VIP-a të tjerë të cilët s’dolën shumë njerëz të fjalës, ama dyshojmë se është ky rasti dhe me artisten tonë.

Të ngjashme