Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë në Kosovë?

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 19:26 | Nga Astrit Gashi

Vetëvendosje (VV) e udhëhequr nga Albin Kurti do të vazhdonte të ishte forca kryesore politike me 35%-40%. Arsyet për këtë lidhen me pakënaqësitë mbi qeverisjen ekonomike dhe humbjen e aleateve, veçanërisht dialogun me Serbinë dhe menaxhimin e tensioneve në veri si dhe sanksionet e BE-së.

Ndërsa partitë opozitare, si Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë pësuar rënie për shkak të mungesës së një platforme qeverisëse. Të dyja luhaten në kuotat e 15%-20% të votave. Megjithëse këto parti mund të përfitojnë nga pakënaqësitë publike lidhur me çështje si papunësia dhe inflacioni, ato vuajnë nga një lidership i dobët. Nëse ky trend vazhdon, opozita po shkon drejt një disfate të thellë duke parë popllaritetin në rënie të Bedri Hamzës gati 10% (maj 26% , shtator 16%)

Një tjetër befasi është rënia e AAK-së dhe Nismës në 5%, (lidership i dobet me deklerata të pamatura) megjithëse, bazuar në shtrirjen e tyre, pritej të ishin në kuotat 9%-11%.

Rezultati i zgjedhjeve do të ndikohet gjithashtu nga votuesit e pavendosur dhe përfshirja e diasporës, e cila është një faktor kyç kur dihet se kjo shifer e kalon 20%..

Të ngjashme