Rasim Selmanaj i AAK-së, ka bërë të ditur se të shtunën do të bëhet zbulimi i i Lapidarit në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës.
Ngjarja do të fillojë në ora 12:00 në hapësirat e Burgut të Dubravës.
Njoftimi i plotë:
Më 22 Maj, bëhet zbulimi i Lapidarit në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës.
Njoftim
Njoftojmë të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2021 (e shtunë), duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet zbulimi i Lapidarit i ngritur në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Burgut të Dubravës.
Hyrja në hapsirën e Burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 11:30.
Këshilli Organizativ nga ish të Burgosurit:
Nait Hasani;
Rasim Selmanaj;
Enver Dugolli;
Bislim Zogaj;
Avni Klinaku;
Defrim Rifaj;
Sadik Zeqiri;
Numri i Kontaktit të Këshillit Organizativ:
044 184-757
Ju lutem që në këtë tubim, t’i keni parasyshë masat anti COVID – 19.