Nesër disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”.
Bëhet fjalë për rrugët “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë.
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.