Seanca e radhës ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si komandant “Ujku” pritet të mbahet nesër.
Në njoftimin e Zyrës së Prokurorit, thuhet se seanca do të fillojë në ora 11:00.
Pjetër Shala i njohur në luftë si komandant “Ujku”, në paraqitjen e tij të parë të hënën, para gjykatësit të procedurës paraprake, u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.