Nesër mbahet turneu i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Nesër do të mbahet turneu i nëntë memorial i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi.

Turneu memorial në shah “Mustafë Ibrahimi” do të mbahet nesër në orën 17:00, dhe organizohet në ambientet e Salla e Shahut e Federatës se Shahut te Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

NLB Banka është sponsoruesi kryesor i Turneut Memorial, për të përkujtuar njeriun e arsimit, ekonomistin dhe patriotin, ish të burgosurin politik Mustafë Ibrahimi.

Ky turne tashmë tradicional, do të tubojë shumë shahistë nga Kosova. Sistemi i garave do të jetë: Blic sistem zviceran, 11 xhiro x 3 min+2 sec blic.

Për më të mirët do të ketë shpërblime, mirënjohje, medalje, kupa  dhe premi.

Të ngjashme