Nesër mbledhja e Kryesisë, pritet seanca e jashtëzakonshme për taksën

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbrojë taksën e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja, raporton Ekonomia Online.

Kështu, gjatë ditës së nesërme pritet që Kryesia e Kuvendit ta shqyrtojë kërkesën e 40 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme dhe ta caktojë mbajtjen e saj.

Të ngjashme