Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Prishtinë | 27 Sht 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 11:00 pritet të mblidhet Kuvendi. Deputetët do ti kthehen punës së tyre pas një bllokade disa mujore për shkak të mosmarrëveshje politike.

Për ditën e nesërme janë paraparë pesë pika të rendit të ditës ku në mesin e tyre edhe Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Seancë plenare

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Betimi i deputetëve,

3.    Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026,

4.    Zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës,

5.    Formimi i komisioneve parlamentare. 

Vendi: Salla e seancave

Koha: 11:00

Të ngjashme