Për shkak të asfaltimit, të shtunën (nesër), një segment i rrugës “Agim Ramadani”, prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Eqrem Qabej” do të jetë i mbyllur për trafik.
Ndalimi i qarkullimit do të vlejë për periudhën nga 8.00 deri në 15.00, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës të premten.
Në rrugën “Agim Ramadani” po punohet tash e sa kohë. Pos asfaltimit dhe trotuareve të rinj, po shtohet edhe shtegu për biçikleta.