Nga mesnata, qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vende të zonës shengen.
Fluturimi i parë i kosovarëve do të jetë nesër, 1 janar, në orën 8:00 të mëngjesit.
Derisa një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30. Kjo pasi Qeveria e Kosovës, në kuadër të fushatës informuese për liberalizimin, e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.