Të martën në orën 11:00, Albin Kurti edhe formalisht do ta pranojë mandatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë aty për ta pritur, megjithatë ish-zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli është angazhuar në detyrën e fundit qeveritare.
Pacolli do t’ia dorëzojë nesër në orën 11:00 Kurtit mandatin e Kryeministrit.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.