Pas mësimit në distancë nga nesër do të nis procesi mësimor në objek në gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori Amir Pllana, teksa luti nxënësit që të respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Mes tjerash Pllana kërkoi që bashkëpunimi me prindërit e nxënësve të vazhdoj sikur deri tani.
“Sot me 22.11.2020 ( e diel ) në vazhdim të punëve dhe përgatitjeve për rifillimin e procesit mësimor në Gjimnazin ” Hivzi Sulejmani” në Fushë – Kosovë. Andaj njoftohen të gjithë nxënësit dhe prindërit e nderuar (në këtë fazë presim bashkëpunimin me prindër si deri me tani) se nesër me datë 23.11.2020 (e hënë) do të vazhdojmë me procesin mësimor në objektin e shkollës”.
“Ju lutem të gjithë nxënësve të respektojnë rekomandimet e IKSHPK -së dhe institucioneve të tjera për mbajtjen e maskës, distancës 1.5 m dhe përshendetjeve me dorë. Të gjithëve na priftë e mbara. Urime dhe shëndet!” është shprehur Pllana.