Burim Ahmetaj, përgjegjës në Qendrën për Numërim të Rezultateve, ka thënë se deri më tanë janë rinumëruar 63% e kutive që me vendim të KQZ-së kanë shkuar në rinumërim dhe pritet që nesër të përmbyllet ky proces, raporton EkonomiaOnline.
“Deri më tani janë dikund janë 63% të numëruara dei në fund të këtij ndërrimi do të arrimë në kuotën e 69% të vendvotimeve të rinumëruara, dhe na mbetet dikund 30% dhe pjesën e dytë ta përmbyllim nesër për sa i përket rinumërimit të vendvotimeve nga vendimi i KQZ-së” , ka thënë ai.
KQZ-ja javën e kaluar kishte marrë vendim për rinumërim të 314 vendvotimeve, sia pasojë e një gabimi teknik në fletëvotime.