Të martën do të protestohet në Prishtinë, me kërkesën për lirimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu, i cili është në paraburgim nga qershori i këtij viti në Serbi.
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohet nga autoritetet serbe për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.