Sindikata e Qendrës Klinike Universitare ka njoftuar se nesër do të mbajë një protestë paralajmëruese 30 minutëshe para Klinikes Emergjente të QKUK.
Sipas kësaj sindikate, qëllimi i protestës që nis në orën 10:00 është “Ndalimi i sulmeve dhe veprimeve denigruese ndaj personelit shëndetësorë”.
Dhjetëra raste të sulmeve fizike ndaj mjekëve në vendin e tyre të punës janë raportuar gjatë këtij viti.
Rasti më i ri ishte raportuar ai i sulmit fizik ndaj një mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, derisa ai po ofronte trajtim shëndetësor.