Nesër publikohet vendimi për kompanitë e naftës që dyshohet se kurdisen çmimet

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Kosovar i Konkurencës ka njoftuar se nesër do ta bëjë publik vendimin përfundimtar për kompanitë që dyshohen që kanë manipuluar me çmimet e naftës në kohën e pandemisë.

AKK do të mbajë konferencën nesër në ora 10:00 në ish-objektin e Bankës së Lubjanës.

“Ju njoftojmë se të premten (08.05.2020), në orën 10, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta shpalosë vendimin përfundimtar lidhur me rastin që ka të bëjë me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit çmimet e karburanteve kanë rënë në nivelin më të ultë në 20 vjetët e fundit. Kjo gjë është mirëpritur nga qytetarët e në veçanti nga bujqit. Por, tregtarët e arit të zi thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme