Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e Grupit Parlamentar të saj lidhur me raportimin e të institucioneve përgjegjëse për cilësinë e ajrit.
Me këtë rast, nesër në orën 12.00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, Kryeshefi i agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e Inspektoratit të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.