Nesër samiti special për t’i diskutuar tri top pozitat në BE, Scholz pret që gjithçka të vendoset shpejt

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz beson se një mandat i dytë për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nda partia rivale, CDU, është i mundshëm.

Pas fitores së konservatorëve në zgjedhjet europiane, “gjithçka flet” se “mund të ketë një mandat të dytë në detyrë për Ursula von der Leyen”, tha Scholz të shtunën në një intervistë për kanalin televiziv Welt. Ai pret që çështja të zgjidhej shpejt në nivel të BE-së.

Megjithatë, kancelari përsëriti se mbështetja e von der Leyen nga ai dhe socialdemokratët në Parlamentin Europian varet nga politika e CDU-së që nuk lidh aleanca me partitë ultra të djathta si ajo italiane Fratelli d’Italia e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni. Von der Leyen duhet të mbështetet “në partitë tradicionale dhe jo në partitë ultra të krahut të djathtë”, tha Scholz për ARD të shtunën pas samitit të G7 në Itali.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të diskutojnë plotësimin e disa vendeve të rëndësishme të punës në BE në një samit të posaçëm nesër. Përveç pozitës në krye të Komisionit, këtu përfshihet edhe pozita e Presidentit të Këshillit të BE-së dhe Përfaqësuesit Europian për Punë të Jashtme. Forca më e fortë në BE në zgjedhjet e Parlamentit Europian një javë më parë ishte PPE konservatore, ku bëjnë pjesë edhe partitë gjermane CDU dhe CSU.

Të ngjashme