Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Nesër me fillim të orës 12:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional.

“Dje janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës. Nesër mbahet seanca konstituive për krijimin e institucioneve të reja të vendit, një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional. Një vit e më shumë pa institucione të qëndrueshme e me duplifikim të pozicioneve ekzekutive eshtě krijuar vakum institucional dhe qeverisje e dobët, gjendje kjo që ka vështirësuar jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë. Neve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme