Këtë të shtunë, në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” do të shfaqet filmi dokumentar “Pushka e parë e lirisë”.
Sipas njoftimit të familjes së komandantit, ky film dokumentar i kushtohet ditëlindjes së 62-të të heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.
Filmi do të shfaqet në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, më 2 nëntor nga ora 19:30.