Sot, delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për në Bruksel për diskutimet përfundimtare për telekomunikacionin, respektivisht për kodin telefonik.
Bisedimet për këtë çështje pritet të marrin fund nesër, e rezultatet do shihen pas dy javësh.
Marrja e kodit +383 mendohet të ndodhë më 1 shtator.
Delegacioni i Kosovës në nivelin politik udhëhiqet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri e në nivel teknik nga Kreshnik Gashi, që është kryesues i Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare- ARKEP.
Në anën tjetër, Marko Gjuriq e ka konfirmuar këtë sot gjatë ditës, duke deklaruar se nesër në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, e sipas tij, përveç telekomunikacionit, do bisedohet edhe mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.