Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Takimi pritet të mbahet të hënën në ora 15:00 në objektin e Presidencës.
Kjo është thirrja e tretë e Thaçit për Kurtin, pasi që ky i fundit refuzoi dy thirrjet e para për takim me presidentit.
Nesër po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e kryesisë dhe të grupi parlamentar.
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk kanë një marrëveshje për bashkëqeverisje.