Dje një aksident me fatalitet la të vdekur një 24-vjeçar në rrugën Pejë–Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroni i Mbretit.
Viktima është Florjan Gjergjaj, 24 vjeç, i cili do të varroset nesër në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël të Klinës.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Viktima në kohën e aksidentit kishte qenë në veturë së bashku me babain dhe vëllain e tij.
Ndryshe, dje ka ndodhur edhe një aksident tjetër tragjik me 4 të vdekur në fshatin Koshare të Ferizajt.