Nesër do të varroset 35-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, pasi u godit nga vinçi në Mushtisht të Suharekës.
Sipas njoftimit mortor, i ndjeri do të varroset në varrezat e reja të këtij fshati.
Pajtim Osmani, siç është identifikuar në njoftimin zyrtar, humbi jetën dje.
Sot, policia ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast tragjik.
