Varrimi i Auron Myftarit, që u ther për vdekje mbrëmë në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet nesër në ora 12:00, në varrezat e qytetit në Arbëri.
Vëllai tjetër, Agon Myftari përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame.
“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet nesër (29 tetor 2024) me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri”.
“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar tutje Myftari.