Nesër bëhet varrimi i gruas e cila u gjet e vdekur të dielën në Grabanicë të Klinës.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet në afërsi të lumit Bistrica, një ditë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familja, transmeton Klankosova.tv.
Ceremonia e varrimit të 47 vjeçares Hanumshahe Miftari, do të mbahet në ora 13:00 në fshatin Brovinë.
