Nesër më datë 22 mars në orën 15:00 në fshatin “Kurishicë e Eperme”, do të varroset ish-komandanti i togut të Batalionit të Dytë, të Brigadës 123, të Zonës së Pashtrakut, Haqif Kadriaj.
Për nder të veprës dhe kontributit të tij, në orën 12:00 do të mbahen homazhe në shtëpin e “Fellbach”, në Suharekë. Kurse në orën 13:00 do të mbahet një mbledhje komemorative në biblotekën e qytetit “Hajdin Berisha”.
Kështu kanë njoftuar familjarë të tij. Postimi i plotë:
“Nesër me 22.03.2022 do të mbahen homazhe dhe mbledhje komemorative në nderim të Komandant Haqif Kadriaj. Ora 12:00 – homazhe në shtëpin e Fellbach. Ora 13:00 – mbledhje komemorative në biblotekën e qytetit “Hajdin Berisha”.
Ora 15:00 – varrimi në vendlindje, Kurishicë e Epërme”, thuhet në njoftim.