Drejtoria për media e Kuvendit njofton se nesër do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Seanca do të fillojë në ora 10:00, ndërkaq në rend të ditës do të jetë debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.
Kuvendi do të mblidhet sërish në ora 15:00 ku në rend dite do të jetë edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Rendi i ditës
Reklamë
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
- Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
- Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19” (të premten më 4 qershor 2021).