Izraeli do të arrijë të gjitha qëllimet e luftës në Gaza që ka ndërmend të përmbushë, riafirmoi sot kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke folur pasi Presidenti Herzog mbajti një fjalim në të njëjtën ceremoni përkujtimore , ai thotë se ata që kërcënojnë Izraelin do të paguajnë një “çmim të rëndë” dhe thekson se lufta nuk ka mbaruar ende.
“Kushdo që na prek, e di se do të paguajë një çmim shumë të lartë”, thotë kryeministri izraelit, transmeton euronews.al.
Disa ditë më parë, Netanyahu u pyet se çfarë do të duhej që ai të shpallte mbarimin e luftës në Gaza.
“Mendoj se, për të ardhmen e parashikueshme, jo vetëm për Izraelin, por edhe për botën e civilizuar, duhet të ruajm aftësinë tonë për të mbrojtur veten, sepse liria nuk është e përhershme, as automatike. Nëse nuk mund t’i mbrosh shoqëritë e lira, ato do të mbingarkohen nga regjimet autoritare ose totalitare”, u shpreh ai.