1. Bedri Hamza nuk ka vija të kuqe vetëm ndaj vetvetes, prandaj personalisht preferon të bëhet kryeministër i Lumir Abdixhikut.
– Pra, ka vija të kuqe, ama ndaj Lumirit, nuk pranon që Lumiri të bëhet kryeministër i tij.
– Bedri Hamza është serioz në mënyrë nëntokësore, sepse sheh përfundi,
e sheh barin ende pa dalë mbi tokë, prandaj nëpërmjet disa tabelave ngjyrë bari, ua ka tërhequr vërejtjen mitrovicasëve që të mos e shkelin barin në parkun ‘Adem Demaçi’, anipse aty nuk ka bar, që domethënë se për ta shkelur barin, duhet të ketë bar.
– Nëse Lumiri është aq i etshëm që ta bëj Bedriun kryeministër, do të na jepte mundësinë që ta kemi një kryeministër të
jashtëzakonshUm…!
2. As Albini nuk po ia plotëson dëshirën Dudës.
– Duda e ka kushtëzuar Albin Kurtin që nëse dëshiron ta ketë përkrahjen e saj, duhet ta subvencionojë bukurinë femërore të krejt vajzave të varfëra që duan të duken seksi e nuk kanë kushte materiale.
– Sepse varfëria ka shkaktuar pabarazi estetike, që kush s’ka pare ta blejë bukurinë, e shkel koha.
– Në ‘pakon e rimëkëmbjes estetike apo që ke qejf lirisht quaje edhe pako seksuale, se nuk mëkaton’,
përfshihen në rend të parë prapanicat nga silikoni arab, flokët e zgjatura e gërshetat nga Egjipti, çerpikët me dy vargje nga Stambolli,
kremi i gjarpërit nga Koreja, dhe buzët e fryera që sot e përcaktojnë fatin e femrës moderne,
derisa meshkujt të vendosin ndryshe, që, hajt, bën edhe ti me buzë të holla!
– Babai i Dudës, sipas saj, gjatë bombardimeve të NATO-s, ka shpërndarë bukë për policët serbë nëpër Dragash e Prizren, se ka qenë vozitës…!
– Pastaj, ju pyesni ‘pse na ka vrarë Zoti’. Shih kush e kushtëzon sot shtetin e Kosovës!
-Shih kush tallet!
3. Kasapi i Rrymës, Ymeri, ka reflektuar pasi që një djalë e ka gjuajtur me ëmbëlsirë, në mungesë të sherbetit.
– Se sikur ta gjuante me sherbet, reflektimi i tij do të ishte edhe më…i ëmbël, për shkak të peshës së rëndesës së shërbetit.
– Pasi që ëmbësira është luks, Ymerin është dashur ta gjuajnë me speca, që sot janë simbol i luksit shqiptar, e në fëmijërinë tonë ishin simbolikë e varfërisë së thellë shqiptare.
– Po e shoh popullin duke i mbledhur me krojshe specat e protestës …
– Një spec i protestës duhet të gjindet edhe për Pecin, i cili e ka krijuar ‘mafinë bujqësore’, dhe kështu, sa më shumë po u jep pare bujqve, ata aq më shumë po i shtrenjtojnë specat.
– Në fakt, të gjjtha çmimet janë ‘të lara me gjak’.
– Pashpirtësia e shqiptarëve
rritet sidomos gjatë festave fetare.
– E
Letërsia botërore, kurrë, asnjë fjalë miradije nuk e ka thënë për tregtarët.
4. Vjosa Osmani anipse i ka dy shtëpi në lagjen luksoze, ia beson hallin fukarasë…
– I lumtë që foli kundër rritjes së çmimit të rrymës….
në fakt, kjo s’lë rast pa u bërë gju’ më gju’ me popullin…deri sot që ‘e bleu’ edhe çmimin e rrymës ende pa dalë në ‘shitje’.
– Shpresoj se Presidentja do të merret edhe me lirimin e çmimeve ushqimore!
5. Edhe LDK-ja milionere e ka ‘kundërshtuar’ me thënie popullore rritjen e çmimit të rrymës.
– Kjo Parti, prej se ekziston, vazhdimisht flet diçka ‘kundër’, ankohet, e qan fatin e vet e përqurret, ama kurrë për asgjë nuk proteston!
6. E Besnik Tahiri është befasuar që Fatmir Limaj pranon të flas me Albin Kurtin.
– Çfarë suprize!
E pabesueshme!
– Shih me çka befasohet ky, në vend se të befasohet me dështimin e tij që të bëhet deputet.
– Opozita, si në mesjetë, në rivalitet falls, dhe të sforcuar, e kanë ekskomunikuar Albin Kurtin, dhe anipse e kanë ekskomunikuar nuk po u ndihmon, sepse bazë e vijave të tyre të kuqe nuk janë idealet, por urrejtja personale.
– Xhevahire Izmaku, shoqe, a je këtu…, Nëse po,, thuaj kryetarit, po thotë Kimi, mos u bë me mend t’Ramushit!
7. Ecclesiastes 1:9 In-Context
8. Gjithçka është e lodhshme, më shumë se sa mund të thuhet.
Syri kurrë nuk ngopet duke parë, as veshi nuk ngopet duke dëgjuar.
9 Ajo që ka qenë do të jetë përsëri, ajo që është bërë do të bëhet përsëri;
nuk ka asgjë të re nën diell.”
P.S. Shikoje filmin ‘Adolescence’ (Netflix), për ta kuptuar se si e keqja nuk ka moshë!