Drejtori Ekzekutiv i CEO, Reed Hastings, ka publikuar krijimin e një fondi filantropik prej 100 milionë dollarësh. Ky fond do të përqendrohet për edukimin, deklaroi kreu i Netflix.
Reed Hastings ka qenë i interesuar për reformën në arsim për një periudhë të gjatë. Në vitin 1998 ai ka qenë një nismëtar për pavarësinë më të madhe të shkollave publike dhe gjatë viteve 2001-2005 ka qenë president i bordit të edukimit Kalifornian. Ky fond filantropik do të shpërndahet nëpërmjet komunitetit të Silicon Valley për përhapjen e një edukimi për të gjithë.
“Aktualisht, shumë fëmijë nuk kanë qasje ndaj shkollave më të mira. Qëllimi ynë është që bashkërisht me komunitetin të rrisim ndjeshëm numrin e studentëve që kanë përqasje në shkollat dhe programet më të mira edukative,” tha kreu i fondit.
Ky fond filantropik është një tjetër shembull se si kompanitë teknologjike janë përqëndruar tek edukimi. Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebookut, e sheh edukimin si një nga degët kryesore të filantropisë së tij.
Të parët që do të përfitojnë nga bamirësia e kompanisë Netflix, janë United Negro College dhe Hispanic Foundation of Silicon Valley, të cilat mbështesin edukimin e komunitetit hispanik dhe zezak. Shuma e akorduar është $1.5 milion.
“Unë jam i shumë i lumtur që jam në gjendje të bëj këtë vepër dhe shpresoj më shumë për të ardhmen. Faleminderit të gjithë anëtarëve dhe punonjësve të Netlix që po arrijmë të bëjmë të mundur këtë.” shkroi në Facebook Reed Hastings.