Netflix heq episodin e një komedie pas ankesës së Arabisë Saudite

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Netflix konfirmon se ka hequr nga shërbimi i saj një episod të një komedie satirike që kritikon Arabinë Saudite.

“Episodi i dytë i “Patriot Act”, me komedianin Hasan Minhaj, u hoq pas një ankese zyrtare nga Mbretëria”.

“Ne mbështesim lirinë artistike në mbarë botën dhe hoqëm këtë episod vetëm në Arabinë Saudite. Heqja e episodit erdhi pasi kemi marrë një kërkesë të vlefshme ligjore dhe në përputhje me ligjin vendës”, tha Netflix në një deklaratë.

Në episodin që u hoq, Minhaj kritikon Princin e Kurorës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Në ‘Patriot Act’, komediani Minhaj gjithashtu kritikon përfshirjen saudite në konfliktin në Jemen.

Episodi i hequr nga Netflix mund të shihet në pjesë të tjera të botës, dhe në Arabinë Saudite në YouTube.

https://youtu.be/1XL9BWJf4HI

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme