Kompania Netflix njoftoi se aktori Kevin Spacey nuk do të jetë më pjesë e ekipit të aktorëve të serisë “House of Cards”, pas akuzave për shqetësime seksuale.
Netflix ka bërë të ditur në komunikatë se ndërpret të gjitha lidhjet me Spacey dhe se kompania do të shqyrtojë nëse seria do të vazhdojë pa aktorin transmeton ksp.
CNN më herët raportoi se tetë bashkëpunëtorë të tanishëm dhe të mëhershëm në serinë “House of Cards”, kanë bërë të ditur se Spacey vendin e punës e ka bërë “toksik”, ndërsa aktori Antony Rap e ka akuzuar për keqtrajtim seksual.
Aktori amerikan dhe fituesi i Oscarit, Kevin Spacey këtë vit nuk do të marrë shpërblimin Emmy për kontribut në kualitetin e televizionit për shkak të akuzave për shqetësime seksuale.