Netflixi është duke e shtuar edhe një titull të animuar në listën e vet në rritje të serive. Gjiganti i streamingut i ka kontraktuar tetë episode të “Gods & Heroes”, serisë animé të bazuar në mitologjinë greke, në të cilën do t’i huazojnë zërat e tyre Jason O’Mara, Mamie Gummer dhe Chris Diamantopoulos, mes tjerëve.
Seria është shkruar nga Charley dhe Vlas Parlapanides, dhe e sjell historinë e djalit të jashtëligjshëm të Zeusit, djaloshit të ri me misionin për ta shpëtuar qiellin dhe tokën, pavarësisht ndërhyrjes së perëndeshës hakmarrëse dhe forcave të saj monstruoze të luftës.
“Në ‘Gods & Heroes’ kemi dashur ta tregojmë një histori krejtësisht origjinale të vendosur në botën e mitologjisë greke,” thanë vëllezërit Parlapanides në një deklaratë për media. “Jemi mirënjohës për ekipin aq fantastik të aktorëve dhe për partnerët kreativë si Netflix dhe Powerhouse Animation, të cilët vazhdojnë t’i shtyjnë kufijtë dhe ta përhapin zhanrin anime në mënyrën të cilën vetëm kemi mundur ta ëndërronim.”
Përveç ekipit të sipërpërmendur, zërat e tyre në këtë anime do t’i huazojnë edhe Derek Phillips, Jessica Henwick, Melina Kanakaredes, Claudia Christian dhe Elias Toufexis, shkruan KOHA Ditore.
Ende nuk dihet se kur do të fillojë me produksionin dhe as kur do ta ketë datën e shfaqjes.